Këngëtarja e njohur Remzie Osmani, e cila gjatë muajve të fundit ka qenë mjaft e angazhuar në aktivitete të ndryshme muzikore dhe ahengje familjare, ka vendosur të marrë një periudhë pushimi për t’u çlodhur dhe për të rigjeneruar energjitë pas një sezoni shumë të ngarkuar.
Pas një vere të mbushur me koncerte private, festime familjare dhe performanca të shumta në ngjarje të ndryshme, këngëtarja ka ndjerë nevojën për të marrë disa ditë larg rutinës dhe angazhimeve të përditshme, duke u fokusuar vetëm tek vetja dhe relaksimi.Remzia ka zgjedhur të udhëtojë drejt një destinacioni të ngrohtë bregdetar, ku mund të shijojë diellin dhe detin, duke përfituar nga klima e butë dhe peizazhet që ofron kjo zonë.
Megjithatë, edhe pse për shumicën e njerëzve një udhëtim i tillë do të përkthehej në pushim të vërtetë dhe relaks, duket se për këngëtaren nuk po ndodh plotësisht kështu.Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Remzia ka shprehur një ndjesi të çuditshme të bllokimit krijues, duke treguar se edhe pse është larg angazhimeve të zakonshme, nuk po arrin të gjejë frymëzim për të punuar në muzikë.
Ajo ka shkruar: “S’di, kam ardhë me pushu, por asnjë këngë s’e kam nisë. S’jam duke ditë çka me punu, janë sos idetë.”

Leave a Reply