Moderatori i njohur i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka ndarë së fundmi disa detaje të reja që kanë ngjallur interes të madh te publiku për edicionin e katërt të spektaklit më të përfolur televiziv në Kosovë.
Edhe pse fansat janë në pritje të zjarrtë për të mësuar se kur do të nisë sezoni i ri, Hamiti ka zgjedhur të mbajë ende të fshehtë datën e fillimit, duke shtuar kështu edhe më shumë kureshtjen dhe pritshmëritë e publikut.Në një prononcim për media, moderatori ka bërë të ditur se shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” këtë vit ka pësuar ndryshime të konsiderueshme si në pamje, ashtu edhe në organizim.
Ai ka treguar se hapësira e brendshme është zgjeruar dukshëm, duke krijuar më shumë komoditet për banorët, ndërkohë që edhe oborri është rikonceptuar për t’u bërë më funksional dhe më estetik.Ky transformim, sipas tij, synon të sjellë një atmosferë krejtësisht të re dhe dinamike, ku çdo kënd i shtëpisë do të ketë rëndësinë dhe funksionin e vet të veçantë.
Hamiti ka shtuar se edhe renditja e ambienteve të brendshme është ndryshuar në mënyrë që të ofrohet një përvojë ndryshe për pjesëmarrësit, por edhe për publikun që ndjek çdo moment përmes kamerave.

Leave a Reply