Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka shpërndarë një mesazh të gjatë në rrjete sociale, ku ka reflektuar mbi ndikimin që teknologjia po ka në industrinë muzikore.
Në një postim në Instagram, ajo u shpreh se vetëm gjatë muajit të fundit janë shtuar mbi 1000 aplikacione me inteligjencë artificiale, të cilat po zëvendësojnë profesionet krijuese si ato të kompozitorëve, tekstshkruesve dhe këngëtarëve.Vetëm muajin e fundit janë shtuar mbi 1000 aplikacione AI – pra me atë rast edhe profesioni i kompozitorit, tekstshkruesit apo këngëtarit (në raste kur këngëtari nuk di të performojë live) po shuhet në kohë rekord”, shkroi ajo.
Vesa theksoi se ndihet me fat që e ka ushtruar profesionin e saj në periudhën më të mirë, kur muzika dëgjohej dhe përjetohej ndryshe.Kam jetuar dhe ushtruar profesionin tim në kohën më të mirë, dhe këngët e mia janë pjekur me veshin e dëgjuesit”.
Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e edukimit dhe përkushtimit profesional, duke treguar se ka arritur të mbajë njëkohësisht karrierën dhe studimet.

Leave a Reply