Xheneta i dërgoi një mesazh të koduar Gjestit përmes klipit “Haram”

Publiku mezi priste projektin e ri të Adri & Ilirianës, por askush s’e kishte menduar se një detaj nga videoklipi do të bëhej tema më e komentuar e mbrëmjes

Në qendër të vëmendjes nuk janë më artistët, por Xheneta Fetahu, ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, e cila me një pamje të vetme arriti të rikthejë në qendër të vëmendjes emrin e Gjestit.Balada “Haram” u publikua mbrëmë dhe menjëherë u përhap në rrjetet sociale, jo vetëm për melodinë emocionuese, por edhe për interpretimin e ndjerë të Xhenetës në videoklip.
Në disa skena, ajo shihet duke qarë dhe duke mbajtur në duar një bluzë të zezë – një moment që shumë ndjekës e kanë lexuar si një mesazh të fshehtë për Gjestin, ish-partnerin e saj brenda shtëpisë së Big Brother-it.

Sipas fansave, bluza që mban në duar Xheneta ngjan shumë me atë që dikur i përkiste Gjestit, dhe kjo ka mjaftuar që komentet të shpërthejnë në rrjete sociale:“Ajo është bluza e Gjestit, s’e heq nga duart!”
“Mos janë takuar pas daljes nga Big Brother?”
“Xheneta ende e ruan si kujtim?”

Ndërkohë, disa të tjerë janë treguar më skeptikë, duke thënë se ndoshta bëhet fjalë vetëm për një rastësi dhe se bluza është pjesë e skenarit të klipit, pa ndonjë domethënie të veçantë.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *