Një deklaratë e vjetër e Luiz Ejllit, bërë gjatë kohës që ai ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania”, është rikthyer së fundmi në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, transmeton Raporto24.
Në këtë moment, këngëtari kishte folur me humor për atë që, sipas tij, i lëndon më shumë femrat sesa tradhtia.I njohur për mënyrën ironike me të cilën i trajton edhe temat serioze, Luizi kishte përmendur tradhtinë duke e kthyer në një batutë. Ai theksoi se, për shumë femra, ka situata të tjera që mund të jenë edhe më zhgënjyese se ajo.
“Dy gjëra e therin femrën më shumë se tradhtia,” kishte thënë ai. “Edhe tradhtinë e falin, por një moment që s’e përballojnë është kur janë në një dyqan këpucësh, zgjedhin këpucët që u pëlqejnë, i kërkojnë shitëses një numër më të vogël dhe ajo u thotë ‘jo’.”Kjo deklaratë, e bërë më shumë se dy vite më parë, rikujtohet nga fansat si shembull i humorit karakteristik të Luizit dhe mënyrës së tij për të kthyer situatat dramatike në momente të lehta e argëtuese, duke vënë në pah zhgënjimet e vogla të përditshmërisë.

Leave a Reply