“Jemi ndarë prej muajsh” – Selvija tregon për marrëdhënien me Shpatin

Pas shumë muajsh heshtjeje, Selvije Jao ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të reagojë publikisht për ndarjen nga këngëtari i njohur, Shpati Kasapi.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj detaje të sinqerta mbi raportin që tashmë i ka dhënë fund.Selvija ka treguar se ajo dhe Shpati janë ndarë prej më shumë se gjashtë muajsh, duke theksuar se çdo gjë që ata bëjnë sot, e bëjnë vetëm për mirëqenien e djalit të tyre, Roelit, të cilin e quan “një engjëll që nuk ka asnjë faj në këtë mes”.

“Nuk kam folur asnjëherë publikisht për ndarjen me Shpatin, por e shoh që njerëzit kanë kaluar çdo kufi që unë mund të toleroj.Unë dhe Shpati jemi të ndarë prej më shumë se 6 muajsh. Çdo gjë që bëjmë është vetëm për Roelin dhe mirëqenien e tij. Nuk e kemi më në plan të jemi çift, sado e dhimbshme të tingëllojë, ndoshta për ne ky është vendimi i duhur”, shkruan Selvija.

Ajo ka theksuar se mes tyre nuk ka më konflikt, përkundrazi, marrëdhënia e tyre është e bazuar në respekt dhe mirëkuptim, pasi mbeten të lidhur përjetësisht nga fëmija që kanë së bashku.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *