Ada e “Për’puthen” surprizon ndjekësit, jep lajmin e madh

Ish-konkurrentja e njohur e programit të dashurisë “Për’puthen”, Ada, ka surprizuar ndjekësit me një lajm të gëzueshëm

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë një foto të ëmbël, duke zbuluar se është bërë nënë.

Në mbishkrimin e fotos, Ada ka shkruar shkurt por me emocion: “Unë jam një mami.”

Edhe pse ajo ka preferuar gjithmonë ta mbajë jetën private larg vëmendjes së publikut, lajmi i lindjes ka ngjallur reagime të shumta e urime të përzemërta nga fansat dhe ndjekësit e saj.

Identiteti i partnerit të Adës mbetet ende i panjohur, por gëzimi për ardhjen në jetë të foshnjës ka bërë që postimi i saj të kthehet shpejt në temë të komentuar në rrjetet sociale, sidomos mes fansave të “Për’puthen”.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *