E rëndë: Nusja i jep fund jetës pasi familja e burrit e kritikoi për vellon e hapur

Një rast i rëndë ndodhi në Mingachevir të Azerbajxhanit, ku një nuse i dha fund jetës pasi familja e burrit të saj e kritikoi fustanin e saj të nusërisë si ‘shumë zbulues’ dhe ‘provokues’.

Lyaman Mammadli, 19 vjeçare, u akuzua se dukej ‘lakuriq’ pasi supet e saj ishin lënë të zbuluara.Babai i saj, Murad Bayramov, tha se ajo ishte tronditur nga kritikat dhe i mori jetën vetes në kopshtin e shtëpisë së familjes së saj.

Ai e mohoi se vajza e tij mund të jetë ndjerë e detyruar të martohet me një burrë më të madh në moshë, Elnur Mamedli, 33 vjeç.Bëhet e ditur se, burri i saj i ri shkoi në funeral, por babai i shqetësuar tha se “nuk pranoi t’i linte të qëndronin” dhe “i nxori jashtë”.

Policia po e heton rastin nëse duhet të nisë një çështje penale për “ngacmimin” e nuses para vdekjes së saj tragjike.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *