Për herë të parë pa shami, Hati i befasoi të gjithë me pamjen e flokëve të saj: Kam marrë komplimente

Influencerja e njohur shqiptare Hatixhja, e cila në rrjetet sociale njihet thjesht si Hati, ka ndarë së fundmi disa reflektime të sinqerta mbi mënyrën se si njerëzit përreth saj kanë reaguar kur e kanë parë pa shami për herë të parë.

Në një bisedë të hapur me moderatoren dhe deputeten Grida Duma, Hati ka treguar se, megjithëse ka marrë shumë komplimente për pamjen e saj natyrale, shumica e njerëzve mendojnë se ajo duket më bukur me shami – dhe se edhe vetë ajo e ndan të njëjtin mendim.Gjatë intervistës, ajo rrëfeu se disa prej mikeshave të saj, veçanërisht ato që nuk e kanë njohur më parë pa mbulesë, janë surprizuar kur kanë parë fotot e saj pa shami.

“Kur kanë parë fotot e mia pa shami, të gjithë janë habitur,” – tregoi ajo me sinqeritet.“Të gjitha vajzat me të cilat unë kam bashkëpunuar, apo mikeshat e mia që nuk më kanë parë që e vogël, pra që nuk më kanë njohur kurrë pa shami, më kanë thënë: ‘Je yll, je shumë e bukur, ama kjo shamia ty të bën të veçantë. Kjo shami të bën kjo që je. Ti e ke shaminë tënde, ty të jep nur.’ Dhe unë e marrë për kompliment.”

Hatixhja u shpreh se për të, shamia nuk është vetëm një simbol fetar, por edhe pjesë e identitetit të saj personal dhe estetik.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *