Një martesë e dështuar dhe kërkesë për rikthim, Albina ndan lajmin e papritur: Jam ndarë, qyqe…

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Albina Kelmendi, e cila prej disa vitesh ka fituar zemrat e publikut me zërin dhe energjinë e saj të veçantë, është bërë sërish pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale, pas një reagimi të papritur dhe mjaft simpatik gjatë një sesioni pyetje-përgjigje që zhvilloi me ndjekësit në “Instagram”.

Gjatë këtij sesioni, ku Albina tregoi anën e saj të afërt dhe të sinqertë me fansat, një ndjekës i shkroi një pyetje që u dallua menjëherë për përmbajtjen emocionale.Ai rrëfeu se ishte ndarë nga bashkëshortja e tij para tre vitesh, por se ende e ndiente mungesën e saj dhe pyeti këngëtaren nëse duhej t’i shkruante sërish, me shpresën për një pajtim të mundshëm.

Reagimi i Albinës nuk vonoi dhe, siç ndodh shpesh me të, u shoqërua me humorin e saj karakteristik dhe një dozë sinqeriteti që e bën të dashur për publikun.Ajo iu përgjigj ndjekësit me një shprehje spontane e plot jetë: “U qyqee, e çka po preeet?”, një reagim që menjëherë u bë viral dhe u shpërnda në rrjetet sociale, duke marrë komente të shumta pozitive nga fansat dhe ndjekësit.

Shumë prej tyre e vlerësuan Albinën për mënyrën e natyrshme dhe të drejtpërdrejtë me të cilën i komunikon njerëzit, pa filtra dhe pa formalitete.Ky moment i vogël por domethënës e rikujtoi edhe një herë pse Albina ka një lidhje kaq të fortë me publikun e saj: sepse arrin të jetë e vërtetë dhe e afërt në çdo paraqitje, qoftë në skenë apo në rrjete sociale.

Ndërkohë, këngëtarja kishte ndarë më herët me ndjekësit disa pamje nga udhëtimi i saj drejt Tiranës, gjë që menjëherë ngjalli kuriozitetin e fansave.

Shumë prej tyre nisën të hamendësonin për arsyen e vizitës së saj në kryeqytetin shqiptar, duke përmendur mundësinë e përfshirjes së saj në ndonjë projekt të ri muzikor apo pjesëmarrje në një format televiziv.

Disa madje përmendën emra konkretë të produksioneve si “Dancing Ëith The Stars” apo Festivalin e Këngës në RTSH, duke u bazuar në faktin se këto ngjarje zakonisht zhvillohen në këtë periudhë të vitit dhe tërheqin artistë të njohur nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova.

Megjithatë, Albina i ka hedhur poshtë të gjitha këto zëra, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë pjesëmarrje në këto formate.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *