Më e lënduar se kurrë, Lela flet për ndarjen nga Leo, tregon arsyen që i dha fund kësaj dashnie

Lela Seferi, ish-banore e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, ka thyer më në fund heshtjen pas zërave të shumtë që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjetet sociale për ndarjen e saj nga Leo.

Pas një periudhe spekulimesh dhe diskutimesh intensive në media e platforma online, Lela ka zgjedhur të reagojë përmes një mesazhi të gjatë dhe të ndjerë në “Instagram Story”, ku ka folur hapur për gjykimet që ka marrë, për mënyrën si është perceptuar nga publiku dhe për forcën që ka gjetur për të ecur përpara.

Në shkrimin e saj, ajo shfaqet e reflektuar dhe e qetë, duke treguar se gjatë gjithë kësaj kohe është përballur me shumë keqkuptime, komente dhe analiza të pambarimta mbi jetën e saj personale.

Ajo pranon se që nga momenti që historia e saj u bë publike dhe u vu nën dritën e kamerave, çdo gjest dhe çdo fjalë e saj është gjykuar më shumë sesa është kuptuar.
“Që nga dita kur historia ime u pa në dritë, u gjykua më shumë sesa u kuptua. U komentua çdo gjest, çdo fjalë, çdo heshtje ime sikur të isha një personazh dhe jo një njeri,” – shkruan ajo me tone të ndjera.Lela tregon se përmes këtij përjetimi publik ka mësuar një mësim të rëndësishëm: të mos ndjejë më nevojën për t’u justifikuar apo për t’u shpjeguar për çdo gjë që ndodh në jetën e saj. Sipas saj, e vërteta nuk ka nevojë për mbrojtje, dhe ndonjëherë heshtja është mënyra më e fortë për t’u përballur me keqkuptimet.

“Por unë kam mësuar që s’ke nevojë të shpjegosh asgjë për të mbrojtur të vërtetën tënde,” – ka shtuar ajo, duke i dhënë mesazhit të saj një ton të qartë pjekurie dhe reflektimi.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *