Gazetarja turke Müge Dağıstanlı ka zbuluar shifrat e reja të pagesave për aktorët më të paguar të serialeve turke të këtij sezoni televiziv.
Sipas raportimit të publikuar në “Onedio”, prodhimet më të bujshme të momentit si “Eşref Rüya”, “Uzak Şehir” dhe “Veliaht” kanë arritur kosto rekord për çdo episod, me buxhete që kalojnë edhe 25 milionë lira turke.
Sipas të dhënave të publikuara, seriali “Eşref Rüya” kushton rreth 26 milionë TL për episod — afërsisht 740 mijë euro. Në të, aktori Çağatay Ulusoy merr rreth 3.1 milionë TL (90 mijë euro) për episod, ndërsa partnerja e tij Demet Özdemir rreth 2 milionë TL (57 mijë euro).
Në serialin tjetër, “Uzak Şehir”, kostoja arrin 22 milionë TL për episod (rreth 628 mijë euro), ndërsa Kenan İmirzalıoğlu, që luan rolin kryesor, paguhet me 4.4 milionë TL (126 mijë euro) për episod. Krahas tij, Afra Saraçoğlu përfiton 2.4 milionë TL (69 mijë euro) për çdo xhirim.

Leave a Reply