Ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Albania”, Efi Dhedhes, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një video-mesazh prekës, vetëm një ditë pas daljes nga një ndërhyrje kirurgjikale.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Efi ka treguar se ndodhet në gjendje të mirë dhe se operacioni ka kaluar me sukses, ndonëse aktualisht po përballet me disa dhimbje pas ndërhyrjes.Në fjalën e saj, ajo ka ndarë me shumë sinqeritet eksperiencën personale, duke theksuar se ky nuk është operacioni i parë që ka kryer.
“Zakonisht kur dal nga narkoza, sepse në fakt ky është operimi i katërt që unë bëj, jam shumë në qejf dhe kam shumë gjëra për të thënë, por kësaj radhe qenkam shumë e plogësht,” është shprehur Efi me humorin e saj karakteristik, edhe pse e lodhur nga procesi i rikuperimit.Ajo ka treguar se dita e parë pas operacionit ka qenë më e lehtë, pasi ka pasur energji dhe është ndier mjaft mirë, madje është çuar në këmbë menjëherë pas zgjimit nga anestezia.
Megjithatë, dita e dytë ka rezultuar më e vështirë për të, duke përjetuar dhimbje më të forta dhe një lodhje të theksuar fizike. “Dje dola nga operimi mirë, kisha energji dhe jam çuar në këmbë, sot kam shumë dhimbje,” ka rrëfyer ajo me sinqeritet.

Leave a Reply