Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Linda Rei, ka bërë një rrëfim të hapur dhe mjaft të detajuar për një përvojë jo të këndshme që i ka ndodhur së fundmi në aeroportin e Prishtinës, duke ndarë momentet me ndjekësit e saj në platformën TikTok.
Video e saj, e cila u bë menjëherë virale, tregon jo vetëm frustrimin e saj personal, por edhe një situatë që ngre pyetje për mënyrën e funksionimit të shërbimit të taksive në aeroport.Linda fillon rrëfimin duke përshkruar momentin kur sapo kishte dalë nga zona e mbërritjes.
Ajo tregoi se kishte ndezur një cigare dhe po qëndronte përballë radhës së taksive që presin pasagjerët, duke kërkuar një mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme për të arritur në destinacionin e saj në Prishtinë.Sipas saj, fillimisht iu afrua një taksist që e ftoi të hipte në makinë, por pas pak sekondash, situata mori një kthesë të papritur.
“Sapo dola nga aeroporti, po ndizja një cigare, përballë taksive, po kërkoja një taksi kur një taksist më hapi derën dhe më tha ‘Hajde, hyp!’ Hypa brenda, por papritmas më tha: ‘Unë s’e dërgoj këtë!’ – i thashë, okej, dhe zhdrypa”, tregon Linda me një ton të përzier midis habisë dhe pakënaqësisë.

Leave a Reply