“Kam 6 ditë që përjetoj tmerr, djalit i bie lëkura sikur të ketë hyrë në flakë… më mirë vdekur sesa të shoh tim bir kështu”🥺
Një sindromë e rrallë që prek 1 në 1milionë persona i ra të birit. Sëmundja çoi në spital Sadikun, ndërsa babain e tij Dritanin, po e fut në dhe për së gjalli. Qan me lot e me dënesë ky baba… sepse prej 1 jave sheh trupin e të birit të shkatërruar e bërë flakë nga sindroma Stephens-Johnson.
Fjalët e tij të thyejnë zemrën…😢
“Kam 6 ditë që po përjetoj një jetë tmerri. Po më del zemra nga gjoksi.kanë qenë ditë vdekjeje për mua. Më mirë vdekur sesa gjallë. Me gjendjen që e shoh djalin, një tmerr. Simptomat i ka, sikur i është djegur trupi, sikur është futur mes flakëve. Lëkura po i rripet, po i bie përtokë. Buza i është çarë, i del komplet gjak… o Zot, unë nuk po duroj dot më.
Po vuajmë shumë. Po e shohim djalin ashtu… na dhemb shpirti. Me lot i kam larë shkallët, hyrjet, spitalin gjithë. Është një tmerr për mua. Rri gjithë natën këtu në spital. Shtrihem në makinë, por gjumi nuk më merr. Nuk më shkojnë këmbët të shkoj ta shoh djalin (qan)…. ufff, po plas, plasa o Zot!”-thotë mes ngashërimave Dritani. Sadiku 12 vjeçar ka nevojë urgjente për t’u nisur për kurim. Çdo minutë e orë vlen për të. Linku për të ndihmuar Sadikun: https://gofund.me/584ec5d83

Leave a Reply