“Ju ka falënderuar Gjesti?”

https://www.revenuecpmgate.com/b203evaf?key=4d7470d3139b3fad93ba1d3b13d47601

Blerta Kllokoqi Rugova ka folur për herë të parë publikisht për raportin me ish-banorin e Big Brother, Gjesti.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, Blerta është pyetur nëse ajo dhe Blerina kishin marrë ndonjë falënderim nga Gjesti për përkrahjen që i kishin dhënë gjatë qëndrimit të tij në reality show.

Përgjigjja e saj ishte e shkurtër, por e qartë: “JO.”

Blerta dhe Blerina kanë qenë ndër mbështetëset më të zëshme të Gjestit gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother, madje ai shpesh ka qenë i veshur me rroba nga brendi “Bukur”, i drejtuar nga Blerina.

Kjo përkrahje e hapur dhe e dukshme e tyre, madje shpeshherë edhe me postime në rrjete sociale dhe jo vetëm, duket se nuk është kthyer me një shenjë mirënjohjeje nga ana e ish-banorit.

Deklarata e Blertës ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, pasi vjen pas një kohe të gjatë heshtjeje dhe kureshtje nga ana e ndjekësve.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *