Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka treguar një anë më të ndjeshme të jetës së saj. Ajo ka rrëfyer se periudha kur fëmijët e saj ishin të vegjël ka qenë shumë e vështirë për të, pasi angazhimet si këngëtare e mbanin shpesh larg shtëpisë.
“Kam qenë shpesh në koncerte, ahengje, dasma… dhe më ka djegur zemra kur i lija në gjumë e kthehesha e i gjeja përsëri në gjumë”.
Shyhrete Behluli ka tregusr se gjithmonë ka ndjerë një faj, por edhe një motivim të madh që të punonte për të ardhmen e tyre, shkruan “Kosovarja”.
Kjo ndjeshmëri vetëm sa e ka forcuar lidhjen e saj me fëmijët, të cilët sot janë rritur e shpesh e shoqërojnë edhe në skenë.
Leave a Reply